Kroçera “Monet Kingstown” me 48 turistë të huaj, britanikë dhe afrikanë ka mbërritur në portin e Durrësit për të dytën herë brenda 1 muaji. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, turistët kanë planifikuar vizita në Durrës, Krujë dhe Tiranë.
Sipas kapitenerisë së portit të Durrësit gjatë sezonit veror, pritet të vijnë edhe 10 kroçera të tjera me turistë, kryesisht elitar.
“Këto vitet e fundit, Porti i Durrësit po pret pasagjer që nuk kanë turizëm mase. Niveli i luksit sa vjen dhe rritet.”
Interesi është i lartë edhe për vitet e ardhshme.
“Porti i Durrësit i ka kërkesat shumë të lartë për kroçera për vitet në vazhdim, si pasojë edhe e shndërrimit të portit.”
Përveç kroçerave, në portin e Durrësit planifikojnë vizita edhe jahtet luksoze, të cilët janë një burim i konsiderueshëm të ardhurash. Vetëm vitin e shkuar nga taksat e karburantit u mblodhën mbi 10 milion Dollarë.
Tv Klan