Më pak se dy muaj ka zgjatur pritja për të parë sërish në aksion Spanjën. Kampionët e Europës rikthehen në fushë për të mbrojtur trofeun e fituar sezonin e shkuar në Ligën e Kombeve. Serbia është pengesa e parë për ekipin e Luis de la Fuente dhe do të jetë një nga favoritët për të triumfuar sërish në këtë kompeticion.
Pavarësisht se nuk arriti të fitojë asnjë nga gjashtë ndeshjet e tij në krye të Serbisë në dy turne të mëdhenj,skuadra e Dragan Stojkoviç do vuaj mungesa të rëndësishme. Spanja do të jetë gjithashtu pa yje të profilit të lartë për këtë përballje, me Rodri që vuan një pezullim ndërsa kapiteni Álvaro Morata mungon për shkak të lëndimit. Iberikët kanë fituar çdo takim brenda 90 minutave që nga finalja e Ligës së Kombeve në vitin 2023.
Takimi tjetër i këtij grupi do të jetë ai mes Danimarkës dhe Zvicrës. Pas paraqitjes jo shumë të mirë në Euro2024, danezët do të zhvillojnë sfidën e parë pa trajnerin Kasper Hjulmand në stol. Danimarka ka treguar potencial të madh që prej ngjitjes në divizionin A, me 7 fitore, 1 barazim e 4 humbje.
Në krahun tjetër, Helvetët shkuan deri në çerekfinale për tu ndalur nga finalistët e Europës, Anglia. Zvicra ruan një ecuri konstante në Ligën e Kombeve duke qënë pjesë e këtij divizioni në çdo sezon, me një bilanc prej 7 fitoresh, 3 barazime e 6 humbje.
Të udhëhequr nga ikona, Cristiano Ronaldo, Portugalia synon të përsëris suksesin e kompeticionit të parë. Përballë do të ketë nënkampionët e atij sezoni, Kroacinë, e cila vjen pas një performance jashtë pritshmërive në Europian. Luzitanët kanë pikë të fortë edhe takimet në fushën e tyre, pasi regjistrojnë vetëm fitore në 4 ndeshje.
Në 4 sfidat e fundit të kompeticionit skuadra e Roberto Martinez nuk njohin humbje, me 2 fitore e po aq barazime. Po në orën 20:45, për llogaritë e grupit A1 luhet përballja mes Skocisë dhe Polonisë. Polakët nuk e kanë fituar asnjëherë ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, mallkim që shpresojnë ta thyejnë mbrëmjen e sotme.
Klan News