Rreth 280 mijë doza vaksina janë shpërndarë tashmë në të gjithë vendin, për të kryer imunizimin e popullatës kundër gripit. Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu apeloi të gjithë qytetarët, veçanërisht ata me sëmundje kronike që të kryejnë falas vaksinën në qendrat shëndetësore.
“T’i drejtohen qendrave shëndetësore për të marrë vaksinën e gripit dhe për të jetuar një dimër të shëndetshëm pa viroza dhe mbi të gjitha pa komplikacione që sjellin virozat. Kështu që vaksinohuni tani!”
Grupet për të cilët rekomandohet kryerja e vaksinës kundër gripit janë fëmijët 6 muajsh-12 vjeç, punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, efektivët e policisë, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, grupmosha mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna.
Klan News