Kanë nisur aplikimet online e-Albania për menaxhim të stacioneve të plazheve për 2025.

Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se aplikimet do të bëhen sipas kritereve të reja ligjore ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit.

Kreu i qeverisë shkruan se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë.

Me rregulloren e re për menaxhimin e plazheve, lirohen rreth 675 parcela plazhesh, duke ju dhënë  mundësinë bashkive që të administrojnë parcelat publike të plazheve.  Po ashtu rregullat e reja përcaktojnë se për 1000 metra vijë bregdetare, 300 metra do të jenë publike.

Tv Klan