Mundësia që emigrantët të japin votën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare po merret në konsideratë nga grupi i dialogut në Kuvend, por ende pa një propozim konkret në tryezë. PS kërkon edhe njëherë shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Damian Gjiknuri: Partia Socialiste ka qenë promotore e votës së diasporës dhe sot në tavolinë kemi zgjidhje konkrete për votën e diasporës. Partia Socialiste nuk i ka 84 vota. Do të bëjë të sajën për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhorë.
Por opozita nuk është optimiste ndaj propozimeve të PS, pasi pretendojnë se shteti kërkon të krijojë mekanizma për të ndërhyrë në këtë proces.
Oerd Bylykbashi: Nuk ka patur vullnet nga mazhoranca deri në këtë moment. Absolutisht kundërshtuese, pa asnjë motiv, Edi Rama nuk heq dorë nga një instrument me të cilin mendon se mund të marrë pushtetin në mënyrë të padrejtë.
E kur duket se debati po avancon, palët japin sërish sinjale se janë ende larg një ujdie të mundshme.
Damian Gjiknuri: Prisni deri në fund dhe shikoni pastaj se kush do të ketë fajin, nëse nuk do të bëhet.
Klan News