Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Nisin sonte gjysmëfinalet e interpretuesve të Gjeniut të Vogël, pas 120 konkurrentësh në fazën e parë, sonte është momenti i të përzgjedhurve nga votat e publikut. Janë 26 këngëtarë të vegjël këtë natë dhe 26 të tjerë do të interpretojnë javën e ardhshme, prej të cilëve do të dalin edhe ata më të mirët, me të cilët do të organizohet faza finale prej 10 mbrëmjesh.
Ndërkohë që instrumentistët dhe balerinët e vegjël do të debutojnë nga 26 Prilli dhe në vazhdim. Tashmë ka 4 muaj që punohet për kët spektakël gjigandë, ku autorët kryesor të tij janë treshja Pandi Laço, Adrian Hila dhe Bledi Laço dhe sigurisht, gjithçka tjetër është realizuar dhe me përkujdesjen e veçantë të komisionit përzgjedhës, i cili mes 7 mijë fëmijëve të testuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, mundi të zgjedh dhe të ngjisë në skenën e Gjeniut më të spikaurit.
Emocionet dhe surprizat në javët e ardhshme pritet të kenë një grafik shumë interesantë. Shumë personazhe publikë do të jenë pjesë e këtij spektakli, me cilësinë e të ftuarve specialë dhe ç’është më e rëndësishmja, Gjeniu i Vogël, produksioni i TV Klan është vlerësuar nga kritika për interpretim live, i cili padyshim është një element më se profesional./tvklan.al
Gazetare – Mira Kazhani