Administratori i biznesit duhet të plotësojë të dhënat e punonjësve online
Kanë nisur aplikimet për të përfituar ndihmën financiare, pjesë e paketës së zgjeruar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Shuma prej 40 mijë lekësh do të jepet për të gjithë bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, pavarësisht nëse ato janë aktivitete që lejohen ose jo.
Përjashtim do të bëjnë vetëm bizneset farmaceutike, shëndetësore dhe ushqimore.
Janë në total 176 mijë punonjës që do të përfitojnë nga kjo paketë, një pjesë e të cilëve të punësuar edhe në kompanitë e mëdha, por që iu është ndërprerë marrëdhënia financiare për shkak të bllokimit të ekonomisë nga pandemia Covid-19.
Administratori i kompanisë duhet të plotësojë të dhënat e punonjësve në dosjen personale online të tatimeve, e pas verifikimit, brenda 10 ditëve do të bëhet derdhja e vlerës 40 mijë lekë në llogari.
Tv Klan