Zbulohet një asteroid i ri, mund të godasë Tokën në 2032. Është etiketuar 2024 YRA dhe ka një diametër 40-100 m.

Mundësitë e goditjes në Tokë janë 1/83 dhe një përplasje mund të shkaktonte një shpërthim të ngjashëm me atë të ndodhur në vitin 1908 në Tunguska duke prodhuar një diametër prej 1 km.

Sipas Agjencisë Evropiane Esa ky zbulim është vendosur edhe në vëmendjen e Task Forcës së OKB, dhe do diskutohet në mbledhjen e radhës javën e ardhshme në Vjenë, për te diskutuar strategjitë e reagimit.

Esa aktualisht po e mban nën vëzhgim nëpërmjet Zyrës së Mbrojtjes planetare për të kalkuluar saktë trajektoren e tij dhe për të vlerësuar mundësitë dhe rreziqet e mundshme. Në diskutimet e javës së ardhshme do të merret parasysh edhe tema mbi mundësinë e devijimit të trajektores së këtij asteroidi.

Aktualisht ai gjendet në një distance prej 28 mln km larg Tokës, por është përllogaritur që do të afrohet pranë planetit tonë ne vitin 2028, duke ngushtuar ndjeshëm distancën.

Klan Newsz