IKSN: Shkak kushtet e këqija të jetesës
Kushtet e mjerueshme në burgjet ku mbahen personat e dyshuar si pjesëtar të ISIS, i kanë marrë jetën një të riu nga Gjilani.
Lajmi është bërë i ditur nga instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, të cilët bënë me dije se Shemsi Gjemshiti nuk ka mundur t’i mbijetojë mungesës së ushqimeve në këto kampe.
Drejtori i këtij instituti, Bedri Elezi, ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për gjendjen e këtyre burgjeve në zonat e kontrolluara nga luftëtarët kurd.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të marrë sa më shpejt masat për kthimin e tyre në atdhe, riatdhesimin apo edhe integrimin në vend.
Tv Klan