Addis Ababa ka të ngjashme me Shqipërinë një pjesë të historisë të saj, sidomos diktaturën komuniste të viteve 1975-1991. Një nga rrugët e kryeqyetetit ka mbajtur në ato vende emrin e Enver Hoxhës. Në fillim të viteve 30′ kur Italia fashiste sulmoi vendin, mbreti Emanuel III u bë dhe perandori i Etiopisë. Gjurmët e këtij momenti janë evidente dhe në qendër të qytetit. “Check In” ka shkuar në Etiopi dhe na ka sjellë një pjesë të kulturës dhe historisë përmes këtij emisioni.
Albana Nanaj: Kjo është edhe qendra e qytetit përsa i përket pjesës së vjetër.
Blendi Fevziu: Kjo është pjesa historike e Addis Ababa, e quajnë qendra e qytetit, e cila ka qenë qendra në kohën e italianëve. Italianët kanë dashur që t’i japin një formë interesante qytetit, një formë evropiane ashtu siç vendosën që të bëjnë dhe në Shqipëri. Italianët erdhën këtu në vitin 36’ edhe ikën në vitin 1941. Por nga viti 1939 dhe deri në vitin 1941, ne, Etiopia së bashku me Italinë kemi qenë një shtet, pra kemi pasur të njëjtën pashaportë që lëshohej nga autoritetet. Pra një etiopian dhe një shqiptar kishin të njëjtin identitet. Kishim të njëjtën monedhë pak a shumë që vendosej nga Itali dhe kishim të njëjtat rregulla që imponoheshin nga Roma.
Albana Nanaj: Kishim një histori të përbashkët…
Blendi Fevziu: Ishim një shtet dhe ajo çfarë është më interesantja, në Abisini kanë luftuar gjatë luftës së Abisinisë më shumë se sa 1000 ushtarë shqiptarë, të cilët betejën kryesore e bënë me britanikët, ndërkohë që një grup oficerësh të famshëm shqiptarë kanë qenë organizatorë të ushtrisë abisinase vendase, pra nuk kishte vetëm italianë, por kishte edhe shqiptarë. Ashtu sikur oficerë abisinas erdhën në Shqipëri për të marrë eksperiencë nga ushtria shqiptare kur kemi qenë një shtet./tvklan.al