Një grua ka mbetur e paralizuar dhe e paaftë për të folur për një periudhë 7 mujore pasi ajo u pickua nga një rriqër e vogël në koshptin e saj.

Rachel Foulkes-Davies, 43 vjeç, u pickua në qafë, por nuk u shqetësua deri disa ditë më vonë kur buzët e saj u mpinë dhe fytyra filloi t’i fryhej në njërën anë.

Dhe pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital dhe pasi u trajtua ajo nuk arriti të shërohej dhe humbi aftësinë e saj për të folur.

Sipas The Sun, nëna e tre fëmijëve, e cila me vonë u diagnostikua me një sëmundje infektive dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte sytë e saj për gjashtë muaj.

Rachel më në fund rifitoi aftësinë për të folur por ajo ende vuan nga dhimbje koke të vazhdueshme dhe duhet të vërë  syze dielli për të parë televizor./tvklan.al