Një 36-vjeçar me iniciale M.N. është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka rekrutuar qytetare të huaja me origjinë nga Brazili dhe Kolumbia për t’i shfrytëzuar për prostitucion. Ai bashkëpunonte me qytetarë të huaj për dërgimin e tyre në Shqipëri duke përdorur faqe online.
Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme. Nga kjo veprimtari, ai përfitoi 200 mijë Euro gjatë 1 viti.
Ndërkohë, u proceduan penalisht dhe 16 qytetaret me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore.
Si pjesë e këtij operacioni, uniformat blu kanë sekuestruar 7000 Euro dhe 6 celularë. Policia njofton se ka vijuar puna për të lokalizuar dhe kapur 36-vjeçarin
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. /tvklan.al