Kabineti ushtarak i Izraelit i ka dhënë kryeministrit Benjamin Netanyahu liri te pakufizuar për një ofensivë të plotë kundër Hezbollahut dhe aleatëve të tij në Liban.
“Unë kam thënë më pare, ne do t’i kthejmë njerëzit e veriut në shtëpitë e tyre të sigurta. Kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë,” tha Netanyahu.
Israel National News ka raportuar se fundmi se Shtabi i Përgjithshëm i Izraelit ka miratuar një plan për një ofensivë në Liban. Për këtë operacion sipas CNN është informuar edhe SHBA.
Në Izrael, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se lufta po hyn në një fazë të re, ku ne fokus do të jenë zona kufitare veriore aty janë vendosur më shumë trupa dhe armatime.
Më herët Izraeli bombardoi Libanin jugor dhe bëri të ditur se kishte penguar një komplot vrasjeje të mbështetur nga Irani.
Shërbimet izraelite të sigurisë thanë se kishin arrestuar një shtetas izraelit muajin e kaluar nën dyshimin se kishte marrë pjesë në të paktën dy takime në Iran për të diskutuar vrasjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, ministrit të mbrojtjes dhe kreut të agjencisë së spiunazhit Shin Bet.
Qytetarët libanezë në Bejrut janë shprehur të shqetësuar pas shpërthimeve të shumta të pajisjeve në të gjithë vendin. Bilanci i viktimave si pasojë e shpërthimeve në pajisjet elektronike të komunikimit të pjesëtarëve të këtij grupi, në mbarë Libanin, ka arritur në 32 viktima e rreth 3500 të plagosur.
Klan News