Studiuesit: Do të ndihmojë në shërimin e disa sëmundje të shëndetit mendor
Zbulohet zona e trurit ku molekula e lumturisë është më aktive. Bëhet fjalë për serotoninën që është transmetues i qelizave nervore. Rëndësia e këtij zbulimi qëndron se njohja e zonave të trurit që influencohen nga serotonina, mund të ndihmojë shkencën në zhvillimin e një klase të re ilaçesh antidepresive.
Studimi është kryer nga Instituti Universitar i Shkencave dhe Teknologjisë në Okinawa të Japonisë dhe është publikuar në revistën ndërkombëtare Science.
Serotonina ndihmon si rregullator i humorit, ciklet e zgjimit-gjumit, oreksin, por jo vetëm. Kjo molekulë kimike luan një rol thelbësor në kultivimin e durimit.
Në eksperimentet mbi kaviet e laboratorit, niveli i serotoninës lidhet ngushtë edhe me kohën e pritjes së kavieve për të patur një shpërblim ushqimor, që tregon se niveli i durimit është kalitur dhe zgjatur, ndërkohë është lëmuar niveli i impulsivitetit dhe nervozizmit.
Shkencëtarët kanë arritur të dallojnë folenë e serotoninës me anë të një teknike të përparuar që quhet optogjenetikë. Zbulimi i kësaj zonë specifike të trurit, që lidhet ngushtë efekti i saj me durimin, është tregues se serotonina ka nën kontroll sjelljet e subjektit apo edhe të pacientit, gjë që do të mund të ndihmojë në përmirësimin e shqetësimeve mendore të caktuara.
Klan Plus