Trajtimet për shëndetin mendor në nivel botëror janë efikase vetëm në 7% të rasteve.

Rezultatet dramatike janë publikuar në revistën shkencore Jama Psychiatry, e studimet bazohen mbi të dhënat e mbi 57 mijë personave në 21 vende të botës, në një periudhe prej 19 vitesh nga Harvard Medical School dhe Universiteti British Columbia.

Ekipi ka analizuar 4 fazat kryesore të trajtimeve për personat që kanë nevojë për ndihmë për shëndetin mendor, kryesisht ata pacientë që kanë shqetësime të ankthit, të humorit, abuzime me substanca dhe varësi të ndryshme.

Problematikat janë vërejtur që ne fazën një, ndërgjegjësimi i vetë personit dhe kërkimi i ndihmës në një strukturë shëndetësore.

Ndërkohë që situata duket e përkeqësuar deri në fazën e fundit kur nisin trajtimet, dhe ajo pakicë që arrin deri në fund të rrugëtimit, rezulton se vetëm në 6.9% të rasteve kurimi rezulton efikas dhe i suksesshëm për pacientin.

Klan News