Keni dëgjuar ndonjëherë për “Sindromën e njeriut të tretë” ose “Third Man Syndrome”? Nëse jo, në këtë artikull do gjeni disa përgjigje për një fenomen që së fundmi është kthyer në mjaft shqetësues…
Zakonisht prek njerëzit që vuajnë nga nivele të larta të stresit ose janë në ankth për diçka. Por mund të vijë edhe në momente qetësie. Ndjesia përshkruhet sikur një person tjetër shfaqet pranë nesh, duke dhënë ndjenjën e komfortit, e herë paralajmërimin se diçka e keqe do të ndodhë.
Disa njerëz thonë se është si një zë i brendshëm ose ndjenjë që nuk e “heq dot qafe”. Të tjerë besojnë se u shfaqet një person i veshur me një “dritë verbuese”.
Ka një sërë përjetimesh për këtë ndjesi, nga ato psikologjike e deri te spiritualet.
Gjithsesi ekziston edhe një poemë e titulluar “The Waste Land” që erdhi si frymëzim i eksperiencës së Ernest Shackleton, një eksplorues irlandez që shkoi për ekspeditë në Antarktidë në vitin 1916. Pasi anija e tij u ngri, ai dhe dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit ecën për 36 orë mbi akullnaja. Gjatë asaj kohe, secili nga tre burrat kishin atë ndjesinë që një person i katërt ishte me ta. Kështu T.S. Elliot shkroi poemën e tij, insipiruar nga ky fenomen:
Kush është personi i tretë që ecën gjithnjë krah teje?
Kur numëroj, jemi vetëm unë dhe ti bashkë
Por kur shikoj së largu në rrugën e bardhë
Është gjithnjë një tjetër që ecën krah teje…
Janë këto disa nga vargjet e poemës.
Ne kemi përzgjedhur disa nga eksperiencat e njerëzve që janë prekur nga kjo sindromë e çuditshme, si më poshtë:
–“Isha vetëm 5 vjeç, isha ulur në sediljet e pasme të makinës. Mami im po na çonte në shtëpi pas disa blerjeve që bëmë. Isha shumë e lodhur dhe po më zinte gjumi. Papritmas, dëgjova dikë që bërtiste emrin tim dhe më ulërinte që të zgjohesha. Hapa sytë dhe pyeta mamanë time se pse më bërtiti. Ajo më tha, nuk bëra gjë. Fiks në atë moment, një kamion u përplas në makinën tonë. Nëse unë nuk do isha zgjuar, do isha bërë copash nga ajo përplasje, pasi kamioni preku fiks pjesën nga isha shtrirë unë për të fjetur. Përveç disa gërvishtjeve në krahë dhe këmbë, isha shumë mirë. Nëse ai zë s’do më zgjonte, unë sot do isha e vdekur.”
–“Unë dhe burri im dolën për drekë. Restoranti kishte televizorë të vënë në mur lart e njëri prej tyre ishte në cep m‘u pranë tryezës tonë. Sa u ulëm, dëgjoja vazhdimisht një zë që më thoshte se duhet të ikja në tualet. Fillimisht e injorova…Nuk kisha nevojë të shkoja, por ishte aq i përsëritur si zë sa vendosa të shkoja të laja duart. Qëndrova në tualet për 30 sekonda, ndërsa dëgjova një zhurmë të tmerrshme. Kur u ktheva, pashë që televizori kishte rënë mbi karrigen time. Falë Zotit që e dëgjova atë zë!”
–“Kam shpëtuar nga fatkeqësitë shumë herë në jetën time. Më shumë se sa një zë, është një lloj mendimi që vjen në formë komande. Një ditë teksa po shkoja me makinë të merrja vajzën time nga shkolla, u gëzova aq shumë që s’kishte trafik. Rruga bosh ishte mrekulli! Papritmas më erdhi një mendim në kokë: Aksidentet ndodhin! Pa e ditur se ky ishte zëri që s’di nga buronte, thashë me vete: Dakord, po s’ka asnjë makinë në rrugë. Asnjë njeri! Më pas, dëgjova dikë që më bërtiste me të madhe: Kthehu djathtas! Nuk e di se si, por një makinë e madhe fluturoi në mes të rrugës. Nëse nuk do kisha marrë atë kthesë, aksidenti do kishte qenë fatal. Ky zë u bë engjëlli im mbrojtës!”
–“Një natë, mora një telefonatë nga një i afërm me të cilin kisha pasur disa konflikte më parë. Ai e dinte ku jetoja dhe se atë natë isha vetëm në shtëpi pasi burri im ishte në punë. Filloi të më thoshte gjëra të tmerrshme dhe u frikësova aq shumë sepse ai person jetonte pranë nesh. Befas, dëgjova zërin e një burri që më tha: Gjithçka do shkojë mirë! E dëgjova aq qartësisht sa m’u duk sikur ishte në një dhomë me mua. Personi nga ana tjetër e telefonit më pyeti: Kush është ai burrë me ty dhe e fiku. Nuk dëgjova më kurrë për të!”
–“Isha 9 vjeç dhe prej një defekti që në lindje isha i detyruar që të shtrohesha në spital herë pas here, për të kryer disa ndërhyrje. Një natë në spital, kisha shumë dhimbje dhe vendosa të mos rri më shtrirë. Shtypa zilen që infermieret të më ndihmonin deri në tualet dhe fiks në atë moment një burrë i veshur me të bardha u shfaq pranë meje duke më buzëqeshur. Ishte aq i lumtur dhe të dhuronte një ndjenjë qetësie. Ditën tjetër, i kërkova stafit të sillnin atë njeri te dhoma ime, duke menduar se ishte infermier. Ata u konfuzuan nga përshkrimi që bëra…”
/tvklan.al