Prej 1 nëntorit, “Njerëz dhe fate 2” ka pushtuar të gjitha kinematë me rikthimin e historisë së Florit dhe familjes së tij. Filmi po shkon edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku në datë 14-17 do të jetë në Vlorë ndërsa për këdo që do ta shohë për herë të parë apo ta rishohë, shfaqja në kinema vijon deri në fund të vitit.

Por historia e Florit nuk mbaron. Saga e dytë i ka lënë vendin së tretës dhe producenti e protagonisti Arben Derhemi zbulon në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se pritja këtë herë s’do të jetë e gjatë. Jo vetëm kaq, por ndoshta ky produksion shqiptar do të mund të shihet edhe nga gjithë bota në Netflix.

Arben Derhemi: Vazhdimi është shumë shpejt.

Aldo: Ou?

Arben Derhemi: Jemi gati për të vijuar. Kemi filluar punën për organizimin e treshit, ndërkohë që Ruzhdiu po shkruan akoma, shkruan intensivisht sepse është në gjendje shumë të mirë pune.

Aldo: Të të bëj një pyetje? Ore çfarë problemi ka që nuk e çoni në Netflix? Mos më thuaj që s’të ka shkuar mendja.

Arben Derhemi: Aty jemi, drejt asaj ideje jemi.

Aldo: Po shihja ca të Netflix-it, të dubluara anglisht s’diskutohet, por ishin prodhime libaneze, thashë nga dolën këta? Pse jo?

Arben Derhemi: Ka edhe me titrim, kështu që mund ta bëjmë edhe me titrim, nuk është ky problemi.

Aldo: Apo është hall mbi halle ky?

Arben Derhemi: Po është hall mbi hall, por nuk është hall mbi hall sidomos kur merrvesh që tregu shqiptar e përpin këtë gjë. Tregu shqiptar e përpin.

Aldo: Mos të dalim në tema të tjera por…

Arben Derhemi: Nuk është ashtu, është tjetër gjë. Unë shikoj nga komentet e njerëzve. Është logjikë tjetër./tvklan.al