Deputeti demokrat, Flamur Noka nga salla e Kuvendit tha se dokumenti i paraqitur një ditë më parë nga deputeti Saimir Tahiri, i mbërritur nga Prokuroria e Katanias, është i falsifikuar.

Sipas Nokës, ky dokument nuk është në numër protokolli, e për pasojë sipas tij është fals.

Një ditë më parë, në një konferencë për shtyp, ish – Ministri i Brendshëm publikoi një përgjigje të Prokurorisë së Katanias, në të cilën shkruhej se ai nuk është nën hetim në Itali, si pjesë e dosjes Habilaj.

Ndërkohë, në seancën e posaçme të kësaj të mërkure, Kuvendi votoi kundër kërkesës së prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit. 

/tvklan.al