Në natën finale të “Këngës Magjike” u zbulua një lajm shumë i bukur që ishte shtatzënia e Xheisara Friskut. Por këngëtarja s’qenka e vetmja në pritje të ëmbël. Në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, artistët finalistë, juria dhe bashkëprezantueset janë mbledhur për të diskutuar mbi festivalin magjik.

Gjebrea merr fjalën dhe nis të tregojë për publikun se sa e rëndësishme është për të korrektësia dhe respektimi i orareve e disiplinës. Thënë kjo, ai kujton sesi në ditën e parë të provave gjenerale, Do’A, artistja gjermano-iraniane që spikati me këngën “Stoli”, mungoi.

Gjebrea tregon se për shkak të ngarkesës, ndonëse ishte njoftuar nuk e kishte regjistruar faktin që Do’A do të mungonte dhe i kishte dërguar një mesazh me disa kritika.

Ardit Gjebrea: Bashkëpunëtorja ime,  Andeta, më ka thënë që shiko, “Do’A nuk vjen dot se është paqejf, ka edhe djalin paqejf” dhe unë i kam thënë okej. Në momentin që nuk e shoh Do’A-n në program, i dërgoj një mesazh nga ata të mitë që nuk është korrekte dhe në moment, marr edhe Andetën në telefon dhe i them që nuk është korrekte që Do’A dhe ajo më thotë “por unë ta kam thënë”, çfarë më ke thënë? “Që nuk vjen dot”. Jo, mos, ma ke thënë? Ndërkohë unë ia kisha çuar mesazhin Do’A-s dhe Do’A mua “po unë i thashë Andetës”, jo ti duhet të më thuash mua dhe u bë një luftë. Isha gati… nuk di ç’do t’i bëja Shejdës…

Në studio dëgjohet një zhurmë. Gjebrea dyzohet nëse është një sinjal për të vazhduar, por zbulon një lajm shumë të gëzuar për Do’A-n.

Ardit Gjebrea: Mos ishte një sinjal që s’duhet ta them? Nuk duhet ta them apo ta them Shejda? Ta them?Unë i them nuk më intereson, çuni sëmurë, ta mbajë bashkëshorti, ajo duhet të vijë siç vijnë të gjithë të tjerët. “Ardit, nuk ndihet mirë se është shtatzënë”.

Me një buzëqeeshje, Do’A shprehet shumë e lumtur ndërsa shtoi: “Bëhet mik apo mikeshë me fëmijën e Xheisarës”./tvklan.al