40-vjeçari nga Shqipëria që vrau të dielën gruan 36-vjeçare ka dalë sot para gjykatës në Greqi. Autori i vrasjes, Festimi, ka shprehur pendesë për ngjarjes. Ai u dërgua ditën e sotme në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
Siç ka bërë me dije avokati i shqiptarit, pas kërkesës së këtij të fundit, gjykatësi ka dhënë një afat prej 48 orësh që 40-vjeçari të përgatisë faljen. Protothema ka publikuar edhe dëshminë e shqiptarit. 40-vjeçari ka thënë se e vrau gruan pasi ajo e ofendoi dhe i tha se do të largohej bashkë me fëmijët.
“Nuk e toleroj kur një grua më shan. Isha i nxehur kur më ofendoi. E kapa prej fyti dhe e mbyta. M’u errën sytë”, ka thënë shqiptari.
Avokati shprehet se Festimi është i shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai së bashku me Elonën kishin 2 djem, 8 dhe 10 vjeç. Kur ndodhi ngjarja e rëndë, ata po flinin në dhomën tjetër.
Mediat greke raportojnë se për dy djemtë janë vënë në dispozicion psikologë që t’i ndihmojnë që të mësohen me realitetin e ri të trishtë që do të përballen.
Aktualisht, djemtë po mbahen nga vëllai i Elonës, daja i tyre. Ai ka folur për mediat dhe ka thënë se çifti ishte i martuar prej 10 vitesh ndërsa në Vlachioti jetonin prej 3 vitesh, ku punonin në bujqësi.
Tragjike është se disa orë para krimit vëllai kishte qenë me të motrën dhe ajo i kishte thënë se do të ikte për të gatuar për fëmijët dhe burrin. Të martën, vëllai ka shoqëruar për në atdhe trupin e pajetë të së motrës për të kryer varrimin e së ndjerës.
Siç raportojnë mediat, Elona nuk kishte raportuar më parë për ndonjë abuzim apo dhunë ndaj saj./tvklan.al