Mes brezit të prindërve dhe adoleshentëve ose Gen Alfa ka gjithnjë diskutime ku shqetësimet dhe mendimet e të dyja palëve qëndrojnë. Në puntatën e radhës së “Gen Alpha” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, të dy brezat u gjendën përballë njëri-tjetrit për të folur se çfarë ndodh me adoleshentët.
Dalja në orët e vona i bën prindërit të shqetësohen, edhe pse të rinjtë mendojnë se e keqja mund të ndodhë edhe ditën. Por nisur nga një episod i saji, Renisa mendon se orari është i nevojshëm sepse ofron siguri edhe për vetë të rinjtë.
Renisa: Para se të merrja lejen për të dalë, ishte festë ditëlindjeje, isha në luftë dhe krizë totale sepse këta mua nuk më lejojnë, ku është diferenca pse është një orë ndryshe, nuk është pasdite por është natën, isha gjatë gjithë kohës po pse o ma, po pse o ba? Dola, mora lejen, ia arrita qëllimit. Kur po kthehesha mami dhe babi vendosën që të më trembnin dhe më thanë “jo, ne nuk do të dalim përpara’. E kam mallkuar veten që iu luta aq shumë që të shkoja nga frika se fillova të kujtoja të gjitha porositë që mami dhe babi më kishin thënë që “shiko se rruga ka këta njerëz, shiko se njerëzit nuk janë ashtu sikurse ti i pretendon” dhe në momentin që pashë babin që po më priste realisht aty ku unë pretendoja që do të vazhdoja rrugën vetëm, thjesht kuptova sa me fat isha që kisha ata prindër që më kishin edukuar dhe rritur dhe sesa e rëndësishme qenka që fjala e prindit të jetë vath në vesh për sa i përket orarit./tvklan.al