Skenat intime realizohen në kompjuter. Shkak është rreziku i infektimit
Rinisin xhirimet në Kaliforni. Pas më shumë se 4 muaj mbyllje ekuipazhet kanë zbritur në terren për të përfunduar disa filma të lënë përgjysmë. Protokollet e sigurisë të përcaktuara nga shteti janë shumë të rrepta. Të gjithë stafeve iu është kërkuar mbajtja e maskës, në hyrje iu matet temperatura dhe distanca gjatë xhirimeve do të jetë 6 metër larg njëri-tjetrit.
Një nga prodhimet e para që jepet nga drita jeshile është “7th & Union”, një histori për një ish-boksier meksikan dhe miqësinë e tij të pakursyer me një njeri të pakënaqur afrikano-amerikan. Ndërkaq puthjet dhe përqafimet janë të ndaluara, ato do të realizohen me kompjuter nëpërmjet efekteve dixhitale.
Po ashtu situatat në filma do të jenë të më të vogla në numër si dhe aktorët do të punojnë me orare të kufizuara për të mos qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit. Rregullat do të vlejnë njëlloj edhe për gjigandët televiziv si Walt Disney , Netflix, Warner Bross, Universal Studios, etj.
Ndërkaq shumë filma të tjerë në SHBA janë pezulluar sërish për shkak të rritjes së rasteve. Kineastët janë shprehur se duan të rikthehen në punë dhe kërkojnë nga autoritetet kompensim pasi kinematë po pësojnë një krizë të thellë.
Prodhuesit e pavarur po kërkojnë gjithashtu investitorë të huaj për t’i ndihmuar që të ringrihen si dhe të kompensohet stafi i punonjësve që kanë mbetur të papunë për shkak të pandemisë.
Klan Plus