“Idromeno Independent Film Festival” ka çelur siparin në edicionin e tij të tretë, në kinema “Republika” në Shkodër. Një festival i cili vjen në këtë edicion me një sërë risish, por edhe me pjesëmarrjen e autorëve nga jashtë vendit të cilët janë bërë pjesë e festës së filmit në Shkodër.
Për organizatoren e këtij festivali Sonela Pirani, ky vit vjen ndryshe më i plotësuar se vitet e kaluara dhe me plot supriza.
“Do të kemi të ftuar nga e gjithë bota, jo vetëm Europa. Premtojmë një festival njerëzor që do na bëjë të provojmë emocione që mezi presim t’i ndajmë me të gjithë ju.”
Nga data 5 Tetor deri në 11 Tetor, të gjithë të apasionuarit mbas filmave do të kenë mundësi të ndjekin në kinema “Republika”, zhanre të ndryshme të filmave pjesë e këtij festivali, i cili ka mbledhur rreth vetes autorë vendas, nga rajoni dhe Europa.
Klan News