Për të mohuar se janë ndarë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck dhanë këtë puthje para paparacëve.
Të paktën kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Mail” që thotë se kjo puthje e shpejtë në faqe u shkëmbye ndërsa ishin rrugës për në ndeshjen e basketbollit të djalit 12-vjeçar të aktorit në Los Anxhelos.
Por kjo puthje si ka bindur gazetarët e medias britanike të cilët e kanë cilësuar si të sikletshme. Në të njëtën linjë është edhe tabloidi tjetër britanik “The Mirror”.
E ndërsa arsyeja që çoi në ndarjen e tyre para më shumë se dy dekadave ishte ekspozimi i marrëdhënies së tyre para publikut dhe paparacëve, tashmë duket se nuk është vetëm kaq. Madje agjencitë e huaja të lajmeve shkruajnë se aktorët nuk jetojnë më në të njëjtën shtëpi dhe JLo tashmë ka nisur të kërkojë një shtëpi të re.
Një ditë më parë, një burim pranë çiftit thanë se duan të kalojnë pak kohë, për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy.
Klan News