Për Katerina Trungun, moderatoren e emisionit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, puthja e prindërve para saj ishte “tmerr”. Gjatë bisedës me të ftuarit e ditës, ajo tregon se bezdisej vërtet nga kjo gjë e madje bëhej edhe xheloze. Reagimi më i parë i moderatores ishte që të hynte në mes për t’i ndarë nëse i shihte të putheshin.
Katerina Trungu: Unë kur kam qenë e vogël e kisha tmerr t’i shihja prindërit e mi duke u puthur.
Ermal Qori: Se ç’ke një histori ti…
Katerina Trungu: Nuk e tregoj dot atë historinë!
Ermal Qori: Po s’ka gjë se jemi si të shtëpisë…
Katerina Trungu: Ermal, mos më provoko! Por vërtet, e kam patur bezdi domethënë, bëhesha shumë xheloze, e kisha shumë problem të putheshin dhe më duket sikur kjo gjë ka ndikuar gjithmonë.
Agida Koçi: Po tani? Domethënë ti në sy të fëmijëve?
Katerina Trungu: Me kujdes shumë, patjetër. Jo, jo, nuk para… jam e kujdesshme.
Belina Pupa: A mund të ta bëj një pyetje? Sa kalamaj ishit në familje?
Katerina Trungu: Dy, unë dhe im vëlla.
Belina Pupa: Okej, a bëheshe xheloze kur puthnin vëllain, a beson se ke pasur një balancë për sa i përket dashurisë që të kanë shprehur prindërit ty dhe vëllait tënd?
Katerina Trungu: Unë jam e para, vëllai s’ka qenë kur unë i kisha këto krizat e xhelozisë. Unë nuk mund ta shihja tim atë të puthte mamin se isha unë aty, i ndaja, hyja në mes direkt. Kam qenë e tmerrshme./tvklan.al