Për të gjithë të pasionuarit pas filmit BBC ka renditur disa nga filmat më të mirë të cilët rekomandohen të shikohen gjatë kësaj vere.

Listën e kryeson filmi i regjisorit Yoirgos Lanthimos “Kinds of Kindness”. Ky film tregon histori të shkurtra komike të trajtuara në mënyrën më të çuditshme të SHBA-së së sotme. Filmi vendos një sërë aktorësh në shumë role brenda filmit. Aktorët kryesorë në film janë Emma Stone, Willem Dafoe, Jesse Plemons, Margaret Qualley. , Hong Chau dhe Mamoudou Athie.

“I am: Céline Dion” është një film që cilësohet si biografik dhe si dokumentar. Regjisorja Irena Taylor ka vendos që në këtë produksion të sajën të ketë në qendër të vëmendjes aktoren kanadeze Celine Dion. Celine u diagnostifikua me “Sindromën e personit të ngurtë”. Kjo sindromë  është një  çrregullim i rrallë neurologjik, i cili shkakton ngurtësi dhe spazma të muskujve. Këngëtarja kanadeze kaloi një peridhë të vështirë dhe kjo sindromë e pengoi atë që të performonte. Por ky film do të tregoja të gjitha përpjekjet e saj për t’ia dalë dhe për të vazhduar karrierën.

“Inside Out 2” është vazhdim i filmit po me të njëjtin titull i cili është publikuar në vitin 2015. Filmi i parë na prezanton me një vajzë të re e cila është e mërzitur me ndryshimet në shtëpinë dhe në familjen e saj. Ajo na tregon të gjitha emocionet që po i ngriheshin brenda mendjes. Në “Inside Out 2” regjisori Kelsey Mann do të trajtojë emocionet e reja të personazhit të filmit. E cila në periudhën e saj të adoleshencës përjeton emocione të tjera, përfshirë ankthin dhe depresionin. Ky film përcjell edhe mesazhet se si njeriu duhet të përpiqet për të luftuar këto gjendje negative emocionale.

“Thë Exorcism” është një film horror me dy kthesa të mëdha posmoderne. Filmi trajton historinë e një aktori i cili gjatë xhirimeve të një filmi papritmas humb kujtesën. Pyetja që ngrihet gjatë filmit është nëse aktori është i pushtuar nga një demon.

“Horizon: An American Saga – Chapter 1” është vetëm pjesa e parë e Weston Costner-it të ri të prodhuar nga regjisori Kevin Costner. Kapitulli i dytë i filmit me të njëjtin titull do të bëhet publike në muajin gusht të këtij viti. Filmi tregon një rrëfim të hapur të jetës kufitare në mesin e shekullit të 19-të. Filmi paraqet Costner si një pushkatar shëtitës së bashku me Sienna Miller si një nënë e ve. Kurse Sam Worthington si një kapiten i guximshëm ushtrie dhe shumë të tjera. 

“Bad Boys: Ride or Die” rikthen aktorin e njohur Wil Smith në botën e kinematografisë. Kanë kaluar 29 vjet që kur Smith dhe Martin Laërence luajtën në filmin e parë Bad Boys. Por kësaj here aktori pretendon se pjesa më e re e “djemve të këqij” të moshës së mesëm ka një qëllim më të thellë se sa thjesht mbajtja e markës apo imazhit.

“Treasure” është një përshtatje e romanit autobiografik të Lily Brett i vitit 1999, Too Many Men. Filmi paraqet Lena Dunham si një gazetare nga New York, e cila bën turne në Poloni në 1990 me babanë e saj. Babai i saj është një e mbijetuar e Aushvici. Një i moshuar gazmor që preferonte më shumë të bënte shaka se sa të fliste për të kaluarën e tij drithëruese.

/tvklan.al