Si për të përgënjeshtruar raportimet e fundit mediatike se lidhja e tyre nuk po shkon mirë, aktorja e famshme turke është shfaqur shumë e lumtur me të dashurin e saj.

Tuba Buyukustun, e njohur për rolin e Elifit në serialin “Diamante dhe Dashuri” sidhe rolin e Syhan në serialin “Xhesuri dhe e Bukura” është fotografuar me biznesmenin Umut Evirgen në plazhet e Bodrumit, në Turqi.

36-vjeçarja nisi lidhjen me Evirgen vitin e kaluar pasi i dha fund martesës së saj me aktorin Onur Saylak, me të cilin ka edhe dy vajza.

Buyukustun dhe Evirgen nuk iu ndanë njëri-tjetrit për asnjë moment, teksa biznesmeni e mbuloi me puthje të dashurën e tij të famshme.  Çifti as nuk donte t’ia dinte për shikimet e kureshtarëve aty rrotull./tvklan.al