Dëmtimet te Real Madrid, vazhdojnë të shtohen. Pas Carvajal, Militao dhe Vasquez, në listën e infermierisë është shtuar edhe sulmuesi Rodrygo.

Braziliani ka pësuar dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe do të jetë jashtë për disa ditë.

Rodrygo u dëmtua ndaj Osasunës në kampionat dhe u detyrua të zëvendësohet pas vetëm 20 minutave lojë.

Sulmuesi ka luajtur 11 ndeshje në La Liga këtë sezon, ku ka realizuar edhe 3 gola, ndërsa ka dhuruar një asist. /tvklan.al