Përmbytje e rrëshqitje toke në Agrixhento
Nuk ndalen katastrofat e motit në Siçili. Pamjet janë xhiruar në Agrixhento, qytetin e ndodhur në brigjet jugore të ishullit të madh italian, ku përmbytjet masive dhe reshjet e dendura të orëve të fundit shkaktuan rrëshqitje toke në shumë zona, përfshirë edhe këtë lagje të banuar.
Rrëshqitjet e tokës shkatërruan një parkim në një lagje të Agrixhentos, duke dëmtuar disa automjete dhe një pallat 4-katësh.
Dalja nga shtrati e lumenjve mori përpara disa automjete edhe në të tjera zona të qytetit. Ndërsa erërat e forta thyen dhjetëra pemë. Deri më tani nuk flitet për viktima apo të zhdukur.
Autoritetet u kanë bërë thirrje jo vetëm banorëve të Agrixhentos, por gjithë Siçilisë së përfshirë nga moti i keq, të shmangin daljet nga shtëpitë apo lëvizjet me automjetet personale. Shkollat dhe institucionet publike, këtë javë janë të mbyllura.
Tv Klan