Prokuroria e Posaçme iu drejtua me kërkesë gjykatës, për të vijuar dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani pa praninë e mediave dhe procesi të vijojnë me dyer të mbyllura.

Kjo kërkesë e SPAK ka shkaktuar irritim tek të pandehurit të cilët e kanë kundërshtuar kërkesën, duke theksuar se nuk ka asgjë për t’u fshehur. I pandehuri Petrit Çoli në seance tha se “dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca me dyer të hapura”.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i pandehuri tjetër, Adrian Uzuni, i cili kërkoi të mos besohet i pandehuri Dumani pasi sipas tij, nuk thotë të vërtetën.

Pranimi i kërkesës për deshmine pa praninë e medias bëri që të pandehurit dhe avokatët të braktisnin sallën e gjyqit.

Klan News