Kremlin ka konfirmuar se biseda telefonike midis dy Presidentëve Putin dhe Trump do të zhillohet ditën e martë, siç raporton media ndërkombëtare The Guardian.

Pritet që midis dy lidërve të bisedohet për fundin e luftës në territorin e Ukrainës.

“Mendoj se po ecim shumë mirë me Rusinë. Do të shohim nëse kemi diçka për të shpallur, ndoshta deri të martën. Do të flas me Presidentin rus Valdimir Putin të martën. Shumë, shumë punë janë bërë gjatë fundjavës. Ne duam të shohim nëse këtë luftë mund ta mbyllim”, u shpreh më herët Donald Trump, përgjatë ditës së sotme.

Presidenti amerikan është duke zhvilluar përpjekje për të vendosur armëpushimin 30-ditor në Ukrainë, që nga momenti që kur Zelensky pranoi propozimin e Trump.

Sakaq, nga ana tjetër Putin tregon “ftohtësi”, teksa ka bërë të ditur se do të kërkojë një garanci të “hekurt” për çdo marrëveshje paqeje me Ukrainën, që vendet e NATO-s të përjashtjnë Kievin nga anëtarësimi i saj në këtë union.

/tvklan.al