Në 1 javë 60% të vdekur më shumë, mbi 150 mijë viktima në botë

Pas një qetësimi në Europë dhe Kinë, situata duket se po përkeqësohet në Afrikë. Organizata Botërore e Shëndetit ka ngritur alarmin, pasi javën e fundit në këtë kontinent numri i vdekjeve është rritur me 60%, kurse ai i të prekurve me 51 përqind.

Por sipas OBSH, shifrat mund të jenë më të larta si pasojë e mungesës së testeve. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar tonë se Afrika ka nevojë për 44 miliardë dollarë për të luftuar Covid-19.

Alarmante situata është edhe në Britaninë e Madhe, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga virusi 847 persona, duke e çuar totalin e viktimave në 14.576. Sipas Institutit për Shëndetin në University College London, numri i të vdekurve në Britani mund të arrijë deri në 40 mijë, si pasojë e gabimeve të qeverisë.

Mbreteresha Elizabeth ka kërkuar të anulohet ceremonia e shtënies me armë më rastin e ditëlindjes së saj të martën si pasojë e pandemisë. Kjo është hera e parë që bëhet një kërkesë e tillë në 68 vite të mbretërimit të saj.

Situatë shumë komplekse ndërkohë në Shtetet e Bashkuara. Nga njëra anë Presidenti Donald Trump po bëhet gati të hapë ekonominë, nga ana tjetër virusi u ka marrë 33.300 amerikanëve, kurse numri i të prekurve ka arritur në thuajse 700 mijë.

Mbi 150 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasoje e Covid-19 në të gjithë botën, teksa 4.5 miliardë të tjerë janë në karantinë.

Tv Klan