Skuadra olimpike mbërriti në Tiranë, pasi bëri historinë në olimpiadën Paris 2024.
Bashkia e Tiranës organizoi një ceremoni mirëseardhjeje për atletët.
Sportistët shqiptarë fituan dy medalje bronzi, duke bërë që për herë të parë të ngrihet flamuri kuqezi në eventin e rëndësishëm sportiv, ku atletët më të mirë të të gjitha disiplinave konkurrojnë mes tyre.
Mundësi Islam Dudaev, i cili doli i treti për peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë, tregoi emocionet për suksesin në olimpiadë.
Kënaqësi e papërshkrueshme edhe për Shermen Valijev, që i dha Shqipërisë medaljen e parë olimpike në peshën deri 74 kilogramë në stilin e lirë.
Për presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, kjo ishte një ëndërr e realizuar që i bëri të gjithë shqiptarët krenarë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj nuk mund ta fshihte kënaqësinë për këtë arritje, ndërsa theksoi se çelësi i suksesit është bashkëpunimi.
Presidenti i Komitetit Olimik Kombëtar shqiptar, Fidel Ylli mendon se suksesi në Paris 2024 ka një rëndësi mjaft të madhe për sportin shqiptar.
Tashmë vëmendja e sportistëve do të jetë për olimpiadën e radhës, e cila do të zhvillohet në Los Anxhelos në vitin 2028.
Klan News