Dani Olmo dhe Pau Victor nuk do të mund të luajnë për Barcelonën në gjysmën e dytë të sezonit në La Liga.
Mesfushori Olmo, 26 vjeç, i cili ndihmoi Spanjën të fitonte Euro 2024, ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit këtë vit futbollsitik, ndërsa sulmuesi Victor, 23, ka qenë kryesisht i kufizuar në paraqitjet zëvendësuese.
Barca pozicionohet në vend të tretë në La Liga, pesë pikë prapa kryesuesve të Real Madrid. Në Gusht, blaugrant e blenë Olmon për 60 mln euro nga Leipzig, por e regjistruan atë vetëm për pjesën e parë të sezonit, për shkak të rregullave financiare të La Liga-s.
Federata spanjolle e futbollit dhe La Liga thanë në një deklaratë të përbashkët se kishin refuzuar një kërkesë për t’i regjistruar të dy lotjarët për pjesën e dytë të sezonit, duke argumentuar se një leje e anuluar nuk mund të rijepet për një futbollist nga i njëjti klub në të njëjtin sezon. Më herët dy gjykata kishin refuzuar kërkesën e Barcelonës.
LaLiga e kishte përshëndetur vendimin ligjor, duke sqaruar se shpenzimet shtesë lejohen në mënyrë që dëmtimet afatgjata të mos dobësojnë një ekip, por rregulli nuk duhet të shfrytëzohet për të lejuar regjistrimin e lojtarëve pagat e të cilëve tejkalojnë kufirin.
Klubi kishte arritur të regjistronte Olmon pasi dëmtimet afatgjata i mbajtën lojtarët e ekipit të parë jashtë skuadrës për muaj të tërë, duke i lejuar Barçës që të shpërndajë një pjesë të pagave për të pasur shërbimet e golashënuesit më të mirë në europian.
Klan News