Ish-Shefit të Operacionales Oltion Bistri i sekuestrohen pasuri me vlerë 3 milionë e 91 mijë euro. Me kërkesë të SPAK, GJykata e Posaçme i ka sekuestruar zyrtarit të policisë të gjithë pronat në emër të tij dhe familjarëve. Në total ai zotëronte gjatë ushtrimit të detyrës së lartë, 22 dyqane, 10 apartamente, 1 vilë, një sipërfaqe toke, një garazh dhe një makinë, që të gjitha në Tiranë.
SPAK deklaron në njoftimin për shtyp se, vlera e këtyre pronave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij.
Ky është vendimi i dytë për sekuestrimin e pronave të Oltion Bistrit. Më 31 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme i sekuestroi pasuri me vlerë 1 milionë euro. Bëhej fjalë për sipërfaqe toke, dyqane dhe një apartament banimi.
Oltion Bistri është i arrestuar në kuadër të dosjes “Mertamorfoza”, e cila shkoi më datë 4 Maj për gjykim.
Ish-Shefi i Operacionales akuzohet për korrupsion, zbulimin e të dhënave sekrete si dhe pastrimin e produkteve të veprës apo veprimtarisë kriminale.
Bistri informonte biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ky i arrestuar për aksionet e policisë kundër lojërave të fatit. Gjithashtu ai dyshohet nga SPAK se ka fshirë provat e gjetura për vrasjen e Bardhok Pllanajt.
Klan News