Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të martë seanca paraprake për dosjen Metamorfoza, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, ish-polici Ardit Hasanbegaj, ish-drejtori i policisë, Oltion Bistri dhe disa të tjerë.
Pas leximit të kërkesës për gjykim nga SPAK, ka pasur debate mes palëve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e koduar SKY ECC nga drejtësia shqiptare.
Ish-prokurori Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Asmer Bilali kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe të pandehurit e tjerë do të vijojnë me gjykim të zakonshëm.
Në sallë ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
Tv Klan