Sipas OBSH Franca, Holanda e Spanja pranë kolapsit shëndetësor
Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi vendet evropiane se sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor do të mbingarkohen edhe me shume pasi varianti Omicron po prodhon rritje pothuajse vertikale të infeksioneve Covid-19.
Në Francë, Britani dhe Spanjë – vende me programe relativisht të forta kombëtare shëndetësore largimi i pacientëve nga njësitë e kujdesit intensiv, vonimi i diagnozave kërcënuese për jetën e njerëzve dhe parandalimi i një kolapsi të plotë të sistemit janë vetëm disa nga pasojat e valës së fundit të infeksioneve në të gjithë kontinentin.
Klan News