U desh rikonstruksioni i Teatrit të vetëm Kombëtar të Operas dhe Baletit, që ky institucion të mbërrijë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Pas 31 vitesh, gjithçka që krijon trupa e baletit, operas dhe ansamblit popullor, nuk do të jetë vetëm, ekskluzivitet i publikut të Tiranës, por i gjithë qyteteve. Aty ku do të mungojë, skena e teatrit, do të këndohet, kërcehet dhe luhet muzikë në qiell të hapur.
Filozofia e përshtatjes është ndjekur edhe në përmbajtjen e kalendarit artistik. Për shkak të kushteve teknike të skenave që mundëson Tirana, premiera e vetme, do të jetë baleti “Liqeni i Mjelmave” në Pallatin e Kongreseve.
Zyrtarisht nga Ministria e Kulturës është thënë se opera dhe baleti do të jetë në ekzil për tre vite. Por drejtorja Zana Çela është futur në negociata që kjo kohe, relativisht e gjatë dhe sfiduese, të reduktohet në dy.
2017 që është shpallur viti i Prenk Jakovës, nis në Tiranë, me një koncert vokal-simfonik nën dirigjimin e Ermir Krantjas dhe në rrethe me operan “La Traviata” në Shkodër, të enjten dhe të premten.
Tv Klan