Celet Kalendari Artistik 2021-2022 ne TKOB, Zana Çela zbulon premierat.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të ndodhura këtë periudhë është pikërisht Rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, i cili u inaugurua në një mbrëmje gala më 15 Shtator. Tashmë në skenat e këtij teatri kanë nisur të ngjiten premierat e para dhe publiku ndonëse me masa për shkak të Covid, kanë pasur mundësi të shijonë shfaqjet.
Viti 2021 për historin e TKOBAP-së është një vit i rëndësishëm dhe jubilar sepse përkon me përvjetorin e 65-të të krijimit të tij dhe atë të 100 vjetorit të lindjes se një prej themeluesve të këtij institucioni, dirigjentit dhe drejtuesit të parë, Mustafa Krantja – “Nderi i Kombit”. Kontributet e tij janë shumë dimensionale ndërsa personaliteti i tij ndikoi në mënyre determinuese jo vetëm në themelimin, por dhe në zhvillimet e TKOB-së dhe artit muzikor. Ndaj edhe nesër mbrëma do të vihet në skenë koncerti vokal – simfonik: “Baketa e parë e operas shqiptare.”, premierë absolute.
Për të folur më gjatë rreth këtyre javëve ku kanë nisur shfaqjet në teatër si dhe për të folur rreth kalendarit artistik dhe premierës më të re që do të jetë në skenë nesër në mbrëmje.
Theu rekord shikueshmerie, perse te gjithe e ndjekin serialin “Squid Game”.
Në këtë pjesë të dytë do të flasim për një serial që së fundmi duket se është kryefjala e e momentit. Bëhet fjalë për serialin “Squid Game”, një thriller I dhunshëm që në pak kohë, që nga data e lancimit të tij (17 Shtator), ka arritur të kryesojë në renditjen “Top 10” të Netflix duke u klasifikuar I pari serial më I ndjekur. Përvecc pëlqimeve ka patur dhe reagime në rrjete sociale duke e shumëkomentuar për dhunën dhe impaktin që ka tek të rinjtë. Ne do flasim më shumë në studio me një panel miqsh që e kanë parë serialin dhe do të ndajën sot me ne mendimet e tyre.