Një operacion ndërkombëtar është duke u zhvilluar mes policive të disa shteteve dhe Europol për kapjen e personave që kanë qenë pjesë e trafiqeve të lëndëve narkotike.
Burime policore kanë thënë për tvklan.al se janë ekzekutuar disa urdhër-arreste. Këta persona kanë qenë të skeduar pasi për vite me radhë kanë trafikuar lëndë narkotike drejt vendeve si Italia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.
Gazetarja Aida Topalli mëson se në grupin e personave të shumëkërkuar janë edhe 15 shqiptarë. Në vendin tonë, aksioni u zhvillua në Shkodër, Vlorë, Fier, Durrës dhe Lezhë si pjesë e këtij operacioni ndërkombëtar. /tvklan.al