Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Mesnata e shënuar ka shënuar një tjetër aksion të bluve të Durrësit në kuadër të operacionit “Rrjeta e hekurt”. Forcat e rendit kanë bllokuar në portin e Durrësit 24 klandestinë kosovarë, të cilët tentuan të kalonin në Itali nëpërmjet trageteve të linjës. Sipas drejtorisë së policisë së qarkut, bëhet fjalë për një rrjet të organizuar mirë, në të cilin janë përfshirë agjencitë turistike kosovare.

Nga kontrollet e ushtruara rezultojnë se klandestinët ishin pajisur me pasaporta të UMNIK, leje-qëndrimi në Itali, pasaporta jugosllave dhe kroate, të gjitha të falsifikuara. Operacioni ka nisur në orën 22 të ditës së shtunë dhe ka përfunduar në orët e para të mëngjesit.

Sipas drejtorisë së policisë së qarkut Durrës, kanë nisur hetimet për të zbuluar rrjetin, i cili në emër të udhëtimeve turistike, trafikon klandestinë nga Kosova drejt Europës perëndimore./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj