Arrestohen mëngjesin e sotëm dy shtetas të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Lokalizimi.
Burime nga policia kanë njoftuar se strukturat e Policisë Pukë në bashkëpunim me forcat e Policisë së Krujës, në vijim të operacionit “Lokalizimi” në fshatin Nikël, kanë arrestuar shtetasit A. B. 33 vjeç, banues në këtë fshat, dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.
Këta dy persona ishin shpallur në kërkim, pas rezultoi se në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj., i arrestuar 2 ditë më parë, dyshohen për kultivim të lëndëve narkotike, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”.
Sakaq, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Pukës. /Tvklan.al