Të ftuar:

Taulant Balla,

Aldo Bumçi,

Luçiano Boçi,

Artan Hoxha,

Anila Basha,

Adrian Thano

Votuesit e Bashkisë Dibër kanë zgjedhur Muharrem Ramën për kryebashkiak për mandatin e lënë në mes nga ish-kreubashkiaku, Shukri Xhelili. Zgjedhjet në Dibër erdhën pas shkarkimit të këtij të fundit pasi u përfshi në një skandal seksual, ku i kërkoi favor seksual një vajze në shkëmbim të vendit të punës në administratën e bashkisë. Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes zgjedhjet në zonën e Dibrës. Ku me një diference prej 4 mijë votash ka kryesuar Muharrem Rama ndaj kandidatit të së djathtës, Sherefedin Shehu. Kjo është konsideruar si një fitore befasuese, duke marrë parasysh rezultatin e marrë në zgjedhjet vendore të 2015-ës.

Gazetarja Anila Basha, në fillim të fjalës së saj në Opinion iu drejtua deputetit Balla se nuk është etike kjo mënyrë që i drejtohesh gazetarëve jo është i Bashës apo i Metës. Për t’u kthyer tek zgjedhjet në Dibër, Basha theksoi se PD është në gjendje katastrofike. Nëse ajo vazhdon kështu, nuk ka asgjë në rregull për zgjedhjet.

Deputeti i PS-së, Taulant Balla theksoi në emisionin Opinion se siç tha kreu i opozitës Lulzim Basha se beteja për Dibrën, për vetë faktin se nuk i dha votën njëherë, kur ja ka dhënë për njëzet e pesë vjet me radhë, nuk do të thotë se ky popull është shitur, apo është blerë se nuk votuan PD-në. Balla bëri me dije se klasa po;litike ka shumë përgjegjësi për gjendjen se si ështyë katandisur Dibra, kjo është përgjegjësi e  gjithë klasës politike. Kandidati i majtë ishte një njeri i mrekullueshëm, ku e gjithë zona kishte një respekt të madh për punën dhe personalitetin e tij. Rezultati i këtyre zgjedhjeve është një përgjegjësi e madhe për qeverinë. Ne kështu e lexojmë këtë rezultat. Pasi qeveria që kaloi, iku e la të harruar krejtësisht atë zonë”, tha Balla në Opinion. I pyetur nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi nëse në Dibër kishte blerje vote? Deputeti Balla ka surprizuar, duke thënë se nuk ka zgjedhje 100% të pastra ashtu siç ne duhet të kishim dëshirë apo ashtu siç duhet të ishin. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve është ky që është, pasi populli i Dibrës, ka zgjedhur këtë kandidat. “Unë mund të ju them se një rezultat i tillë ka ardhur si rezultat i emrave që kanë shkuar për të bërë fushatë atje”, tha Balla. 

Kryeredaktori i Gazetës Panorama bëri me dije se rezultati i fituar në zgjedhje nga mazhoranca është një domethënie që populli i Dibrës kavotuar në mënyrë komplet pragmatike. Sipas Rakipllarit, ky trend votimi, nuk tregon se këtu ka diçka tjetër përveç një vote pragmatike të kësaj popullsie. 

I ftuari Artan Hoxha bëri me dije se zgjedhjet në Dibër, kanë një element që prishin ekuacionin e zgjedhjeve të rregullta. Sipas tij, ky është faktori drogë. “Unë e pyeta, kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehu nëse kishte parcela të mbjellura me hashash? Ai mu përgjigj se gjithçka lulëzon. Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë do të thotë ky rezultat. Duke pasur parasysh edhe faktin se popullsia gjithmonë largohet, tkurret, ndërsa në kahun tjetër; votat shtohen”, tha Hoxha në Opinion. 

Një nga të ftuarit e mbrëmjes, deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha se mazhoranca ka deformuar votën popullore. Boçi theksoi se ka qenë një luftë e theksuar mes një karteli droge dhe dinjitetit, drejtësisë dhe lirisë së popullit për të shprehur verdiktin e tyre. Ai tha më tej se edhe në imagjinatën më të shfrenuar të PS-së, nuk ishte menduar një rezultat i till aq i thellë. Një rezultat i tillë, duke pasur përballë një ekonomist një menaxher të mirënjohur, përballë një mjeku, lihet të kuptohet, se ka blerje totale. Boçi tha se aty kishte votim familjar, shantazhim, blerje vote e shumë element të tjerë që kanë ndikur në deformimin e zgjedhjeve. “karteli triumfoi, ne duhet të përcaktojmë rrugën tonë, pasi nuk kemi vullnet popullor, kjo është një çakërdisje politike, se një rezultat i tillë kaq masiv, me kualitetin që kemi vënë në garë është në kuptim të plotë një çakërdisje”, tha ai. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi bëri me dije denoncimet e opozitës, në lidhje me faktet që dëshmojnë tjetërsim të votës, që kanë influencuar në zgjdhjet në Dibër. Boçi tha se PD i ka me emra dhe me foto dhe një gjë të tillë e ka kryer në organet kompetente. Deputeti i opozitës tha drejtpërdrejt në studion e Opinion se nëse doni mund të ja u jap me fakte. Ai tha se blerjet e votës janë të dëshmuara me fakte nga PD.

Kryeredaktori i gazetës Dita, Adrian Thano theksoi në emisionin Opinion se edhe nëse nuk do ishin 4 mijë vota diferencë, pra të ishin thjesht 1 mijë vota, PD përsëri do të thojë se droga apo krimi i ka blerë votat. Thano bëri me dije se reagimet në lidhje me rezultatin, kryesisht këto nuk janë të papritura. Ai tha se e vërteta është se Lulzim Basha nuk mund të pranojë humbjen, se nëse e pranon atë, ai nuk do të jetë më nesër aty ku është.