Të ftuar:
Tritan Shehu – Deputet i PD-së
Klodiana Spahiu – Deputete e PS-së
Leonard Solis – Mjek
Saimir Kodra – Moderator emisioni “STOP”
Mentor Kikia – Gazetar
Egla Bardhi – Gazetare
Në lidhje direkte:
Leonard Deda – Profesor i Farmakologjisë
Emisioni “Opinion” mbrëmjen e sotme i është kushtuar cilësisë së barnave. Mes të ftuarve janë edhe politikanët me profesion mjek, Tritan Shehu dhe Klodiana Spahiu. Debati mes tyre u përqendruar tek ndryshimet ligjore që çuan në vërshimin e një sërë medikamentesh në vendin tonë. Pesë vite më parë u hoq kriteri se barnat që hyjnë në vendin tonë duhet të ishin përdorur minimuni 3 vite në vendet e BE.
Sipas Tritan Shehut dhe drejtuesit të “Stop” Saimir Kodra kjo ka bërë që të bie cilësia e ilaçeve që janë aktualisht në treg. Deputetja e PS, Klodiana Spahiu është kundra. Ajo mendon se kjo është bërë për të ulur çmimin pasi ilacet e BE janë të shtrenja. Ndërsa Tritan Shehu thotë se këto kanë lidhje klienteliste, pasi qeveria e majtë favorizon medikamentet që hyjnë nga Serbia.
Deputeti demokrat Tritan Shehu i ftuar sonte në “Opinion” për cilësinë e ilaceve tha se OBSH ka bërë të ditur se 1 në 10 ilace në botë është “fake drugs”. Sipas tij disa lloj medikamentesh të pa certifikuara nuk japin rezultatin e duhur.
Po duke iu referuar OBSH, Shehu tha se “këto medikamente “fake” janë më të shpeshta në ato vende që s’kanë GMP e Europës, përfshirë dhe vendin tonë”.
Ndërsa deputetja e PS, Klodiana Spahiu tha se tregu është i rregulluar dhe nuk duhet dezinformuar opinioni publik.
Ajo tha se ilacet e importuara janë të kontrolluara të çdo hap.
Gazetarja Eglantina Bardhi e ftuar në “Opinion” për cilësinë e ilaceve tha se tregu është jashtë kontrollit. Ajo debatoi me ish-ministrin e Shëndetësisë, Leonard Solis, i cili më herët tha se farmaceutika në vend funksionon shumë mirë. Solis nuk hezitoi ta quajë diletante gazetaren që pretendoi se QKB nuk funksionin pasi është në rikonstruksion.
Sakaq ajo solli në emision ambalazhe ilacesh pa pullë. “Këto medikamente për të sëmurë me kancer shiten në farmaci pa pullë. Tregu është jashtë kontrollit”, tha Bardhi.
Mbrëmjen e sotme në emision diskutohet cilësia e ilaceve. Leonard Solis i ftuar në panel tha se “farmaceutika ligjërisht është e rregulluar mirë. Agjencia e Kontrolit të Barnave funksionin mirë. Unë kam bërë shumë reforma që nga pulla. Unë kam besim tek ilaçet që tregotohen në Shqipëri. Ju nuk mund ta masni efikasitetin kështu. E rëndësishme është zinxhiri i transportit, ruajtjes së medikamenteve, etj”, tha Solis.
Ai e vuri theksin edhe tek diagnoza. Sipas tij, diagnoza e mjekut duhet të jetë e saktë që ilaçi të japë efekt.
Mbrëmjen e sotme në “Opinion” u trajtuar edhe çështja e disa medikamenteve të cilësuara të dëmshme, si kinolonet. Gazetari Blendi Fevziu transmetoi deklaratën e Qendrës së Barnave, sipas të cilës,
“EMA ka rivlerësuar efektet e padëshiruara lidhur me përdorimin e antibiotikëve të klasës së Kinoloneve dhe Flourkinoloneve të administruara në rrugë orale, intravenoze ose inhalatore.
Efektet e padëshiruara të shfaqura në mënyrë të përsëritur, kanë sjellë pezullimin ose kufizimin e përdorimit të antibiotikeve të klasave Kinolone dhe Flourkinolone”.
Profesori i Farmakologjisë, Leonard Deda në lidhje direkte me “Opinion” tha se EMA nuk i ka hequr këto ilaçe por ka kërkuar të përdoren me kujdes. Që të do të thotë mos jenë zgjedhje e parë. “Nëse Qendra Kombëtare e Barnave ka kërkuar që antibiotikët e këtij lloji të mos përdoren, ia ka futur kot!”, tha Deda.
Ndërsa gazetari dhe drejtuesi i STOP, Saimir Kodra shkoi edhe më tej, duke thënë se kompanitë që i kanë sjellë këto barna duhet të heqin në gjyq QKB-në. Ai e quajti këtë deklaratë “të tmerrshme”.
*************************
Pergjimet e reja per shitblerjen e votave!