Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Velinat tona shpërfaqin talentin e fshehur, ja për çfarë bëhet fjalë

Një lojë, që po qarkullon në rrjet, tregon, sesi të ngyrosësh një panda apo një pinguin, kur në fakt ato janë bardh e zi. Të njejtës lojë iu nënshtruan edhe vajzat tona, gjë që shkaktoi shumë humor në studion e “Stop”.

“E pashë kur i gjuajti në shpinë”, “ik b** m**”, dhuna në sy të fëmijës

Do të ndalemi të trajtojmë sërish sot dhunën në familje. Jemi në Shirgjan të Elbasanit, pasi një qytetare na tregon për bashkëjetesën e saj 12 vjecare, nga e cila ka dhe një fëmijë 10 vjec. Ajo thotë, se që kur vajza ishte 4 vjec, partneri nisi të ushtrojë dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Pas një akti të tillë të përsëritur, në vitin 2021, zonja u largua, pa e denoncuar, por më pas e fali dhe u rikthye me partnerin. Vetëm disa muaj zgjati paqja dhe në 16 janar 2024, cështja përfundoi në polici. Dhuna ndodhi në sy të fëmijës. Gruaja kishte bërë gati valixhet për një fundjavë, por kur u kthye nga policia, valixhet ishin zhdukur dhe kamerat e sigurisë së banesës, ishin jashtë funksionit.

“Herën e fundit më kapi ajo për fyti”, dhunon partneren dhe mashtron

Për cështjen e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses së tij në Shirgjan të Elbasanit, ne patëm një komunikim me zotin Taulant Qosja, ish-partneri i saj i akuzuar.Ky i fundit pretendon, se partnerja dhe familjarët e saj kanë bërë kallzim të rremë. Psikologia Brunilda Labotivi u bën thirrje prindërve, të kenë kujdes gjatë debateve dhe skenave në sy të fëmijëve, pasi traumat, që mbeten tek të vegjlit, mund të jenë afatgjata.