Fatos Klosi ish-Kreu i Shërbimit Informativ ka pranuar se gjatë kohës së tensionimit të marrëdhënieve mes tij dhe kryeministrit të asaj kohe për të ishte bërë gati një fletë arresti.

Deklarata erdhi në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ku Klosi pohoi se arrestimi i tij ishte bërë gati nga ish-kryeministri Majko.

Blendi Fevziu: Zoti Klosi në momentin që ju keni pasur marrëdhënie të tensionuara me  kryeministrin, në rastin e Majkos për shembull si funksiononin shërbimet?

Fatos Klosi: “Majko e ka dashur edhe këtë të më arrestonte në zyrë. Kjo është e vërtetë. Hajd ta arrestojmë këtë.”

Blendi Fevizu: “Si si?”

Fatos Klosi : “Të më arrestonte në zyrë.”

Në panelin “Opinion” u diskutua lidhur me ligjin e ri të shërbimit si dhe tagrat që i jep ky ligj kryeministrit të vendit./tvklan.al