#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

HasanBello #PerandoriaOsmane #arkivaeStambollit

Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të marte i dedikohet rolit të shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane. I zhvendosur në Stamboll, “Opinion” tregon një pasqyrë të ndikimit të shqiptarëve përgjatë historisë. Roli i tyre ndahet në dy pjesë. Në pjesën e nacionalizmit shqiptar i cili është diku në fillim dhe në mes të shekullit të IXX, kur fillon Rilindja Kombëtare. Dhe në periudhën e Rilindjes Kombëtare, ku shqiptarët ndahen sërish në dy grupe, në ata që tentonin të reformonin, të ruanin Perandorinë Osmane dhe ata që tentuan të krijonin një shtet të pavarur shqiptar, duke pasur si pikës synim autonominë e më pas pavarësinë.