I ftuar:
Kolonel Dritan Demiraj
I ftuar në emisionin “Opinion” Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka rrëfyer përball gazetarit Blendi Fevziu për një sërë misionesh të rëndësishme që ai ka ndërmarrë në vitet kur ishte në krye të Ushtrisë Shqiptare. Veç të tjerave Demiraj foli edhe për Sadam Hysenin dhe misionin e ushtrisë Shqiptare në Irak. Demiraj tha se ushtria e Sadam Hysenit ishte ndër më të fuqishmet ne botë. “Ushtria e Sadam Hyseni në fillimet e saj ka qenë një nga 6 ushtritë më të fuqishme që ka pas bota deri në operacionin e viti 1991. Madje në rajon aviacioni dhe forcat e Sadamit kanë qenë thuajse në vendin e parë. Ajo me pas u shkatërrua dhe u kthye në një varrezë vdekje.”
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, sonte, përgjatë një interviste përballë gazetarit Blendi Fevziu, është ndalur gjatë tek aksionet e shumta ushtarake të Forcave Speciale të Ushtrisë shqiptare në disa vende të Lindjes së Mesme.
Demiraj është autor i disa librave, kumtesave dhe i pari luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle”, si i tillë, ai njeh mjaft mirë profilin e shumë drejtuesve të shteteve, si dhe shumë lider të grupeve më të famshme terroriste në botë. Ai është ndalur tek një nga emrat më të kërkuar të terrorizmit në botë, Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i Shtetit Islamik (ISIS). Por kush është Al-Baghdadi, i cili pothuajse çdo ditë terrorizon botën me veprat makabre të organizatës terroriste. I lindur në vitin 1971 në Samara të Irakut, ata të cilët e njihnin Al-Baghdadin si të ri e përshkruanin si “të turpshëm dhe aspak mbresëlënës”. Megjithatë, Demiraj theksoi se Al-Baghdadi ka qenë një njeri me profil të ulët, i cili arriti të studiojë për teologji në Universitetin e Bagdad-it, deri në nivelin PHD.
Ish-komandati i Forcave Speciale Dritan Demiraj i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për jetën e ushtarakut të cilën e konsidero jo si shumë të vështirë pavarsisht se ka rrezik tepër të madh. Po ashtu Demiraj foli për misionet ushtarake që ka marrë pjesë në gjithë botën. Duke ju përgjigjur pyetjes se Blendi Fevziut cilat janë ushtritë më të përgatitura në botë, Demiraj ka deklaruar se është Ushtria Amerikane. Në renditjen që koloneli bëri për ushtritë më të mira në botë pas Amerikës ai vendoi Anglinë: “Amerikanët, Anglezët, Norvegjezët e Francezët, janë ushtri të kompletuara”, u shpreh Demiraj. Sa i përket Shërbimeve më të mira të Inteligjencës në botë, kolonel Demiraj ka deklaruar se i ka Jordania.
Lavdrim Muhaxheri ka lindur në fshatin Dushkajë të Kaçanikut, i rritur jetim, pa nënë. Kohë më parë i njohur nga fqinjët si “djalë i mirë”, por nën inspirimin e disa hoxhallarëve, u shndërrua në një nga fytyrat më të urryera në botë. Ish-Komandanti i Forcave Speciale të Ushtrisë, Dritan Demiraj, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka folur për një nga shqiptarët më të njohur të Shtetit Islamik, ISIS, Lavdrim Muhaxheri.