Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj zhvilloi një takim me koordinatorët e PS, LSI dhe PD në qarkun e Beratit.

Konkretisht, ai u takua me koordinatorin e PS Blendi Klosi, koordinatorin e LSI Nasip Naço dhe koordinatorin e PD Eduart Halimi për të dëgjuar pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor dhe udhëzoi Drejtorin e Policisë së Beratit, të marrë masa për parandalimin e shit-blerjes së votës dhe mospërfshirjes së efektivëve në proces.

Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ka zhvilluar ditët e fundit në në gjithë vendin në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.

/tvklan.al