Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me koordinatorët e PS, PD dhe LSI në qarkun e Elbasanit disa orë para nisjes së votimit.
Në takimin me Edmond Spahon, Taulant Ballën dhe Monika Kryemadhin, ministri Demiraj dëgjoi pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor dhe kërkoi uljen në minimum të tensioneve politike.
Ministri Demiraj udhëzoi Drejtorin Vendor të Policisë së Elbasanit të marrë masa për parandalimin e shit-blerjes së votës, të kontrollit të grupeve kriminale që mund të ndikojnë në procesin elektoral dhe të zbatohet plani i masave për të papriturat. Forca të përforcuara policie dhe FNSH ndodhen në terren.
Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.
/tvklan.al